Medium maqedon: Prishtina do të jetë si fati, për histori dhe për 3.3 milionë euro!

Futboll

Medium maqedon: Prishtina do të jetë si fati, për histori dhe për 3.3 milionë euro!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:31
Shkupi

I madh dhe i vogël me padurim e presim përballjen e sotme (20.00) mes kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës dhe kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Shkupi.

“Mediumi maqedon, “Sportmedia”, shkruan: “Prishtina do të jetë si fati, Shkupi shkon për fitoren e parë jashtë fushe, për histori dhe për 3.3 milionë euro!”. 

“Shkupi do të luajë 90 apo 120 minutat e fundit për t'u kualifikuar në fazën e grupeve në Conference League.

Në Shkup ishte 1:2 për Ballkanin, por sipas rasteve dhe ndeshjes në Arenën “Todor Proeski”, skuadra nga Çari ishte ajo që duhej të paktën të mos humbiste. Natyrisht, kjo të jep shpresë se kampioni ynë në mes të Prishtinës, në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00 do të mund të fitojë dhe të kualifikohet në fazën e grupeve në Conference League.

Prandaj Prishtina do të jetë si fati, sonte do të dihet nëse strategu Sedlloski dhe djemtë e tij do të humbin rastin më të madh që të shkojnë në fazën e grupeve apo do të shkruajnë historinë dhe do të përsërisin suksesin e Vardarit të pesë viteve më parë kur luanin në Evropa League.

Vetëkuptohet se nuk do të jetë e lehtë, ferri e pret Shkupin në “Fadil Vokrri”, dhe Ballkani kërkon historinë, para 20 mijë tifozëve (vër. jonë stadiumi nuk zë më shumë se 13.500 shikues), do të bëjë gjithçka për të mos humbur këtë ndeshje.

Tradita është kundër Shkupit. Domethënë, klubi i Çairit, këtu numërojmë paraqitjet e Slloga Jugomagnat, asnjëherë, asnjëherë, nuk ka arritur të fitojë larg një rivalit evropian dhe deri më tani ka luajtur 17 ndeshje. Ata barazuan pesë herë dhe u mundën 12 herë.

Por kjo është histori, tani disa gjëra kanë ndryshuar. Shkupi ka kualitet, andaj e tregoi edhe në duelet me Dinamon e Zagrebit, për të fituar dhe për të gëzuar të gjithë tifozët e tij, por edhe për të gëzuar gjithë opinionin futbollistik në Maqedoni.
Shkupi sonte do të luajë për vete, do të luajë për histori dhe do të luajë për 3.3 milionë euro.

Ia vlen të japim maksimumin dhe me fitoren e parë evropiane jashtë fushe në historinë e klubit të shkojmë në histori.
Një shans i tillë jepet një herë në dekadë, madje edhe më shumë”
, shkruan mediumi maqedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat