Portugezi kërkon mesfushorin e Juventusit

Futboll

Portugezi kërkon mesfushorin e Juventusit

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:03
Portugezi kërkon mesfushorin e Juventusit

Juventusi ishte përgatitur që të shpenzonte afro 7 milionë euro për të afruar përpara fundit të merkatos një sulmues, shumë kjo e cila do të shkonte për rrogën e Memfis Depait.

Por ndërkohë më zgjedhjen e Arkadiuzh Milikut ato kanë ende një shumë prej 1.5-2 milionë eurosh për të investuar në huazimin 1- vjeçar të Leandro Paredesit me të drejtë blerje në fund të sezonit, por ja ku futet në skenë Zhoze Murinjo.

Edhe pse argjentinasi nuk ishte afruar kurrë për te Roma, trajneri i verdhekuqve mësohet se dje ka kontaktuar lojtarin për ta afruar në kryeqytet, edhe pse nuk duket aq e lehtë. Nëse Paredes i është afruar dhe ka një akord total financuar me Juventusin, kjo e “Special Onë” duket më tepër një strategji për të arritur te objektivi i vërtetë që ka mbetur:

Denis Zakaria i bardhezinjve. Mesfushori zviceran, i blerjë në janar nga Bundesliga, nuk po gjen vazhdimësi në Torino, edhe pse për trajnerin Alegri duket i pashitshëm. Gjithsesi, duke ngacmuar Juven për Paredesin, ndoshta Murinjo shpreson që Juvja t’i hapë krahun për Zakarian, nëse vijnë gjithmonë 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat