Reali për herë të tretë përballë Shakhtarit, ja ku do t’i luajnë

Futboll

Reali për herë të tretë përballë Shakhtarit, ja ku do t’i luajnë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:39
Reali për herë të tretë përballë Shakhtarit, ja ku do t’i luajnë

Real Madridi për të tretin sezon radhazi do të përballet me Shakhtarin në Champions League. Madrilenët nuk do të udhëtojnë në Kiev për të zhvilluar ndeshjen me skuadrën ukrainase, si vitin e kaluar dhe në fakt nuk do të luajë as në Ukrainë.

E gjithë kjo vjen për shkak të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, Shakhtar do t’i luajë ndeshjet e tij në Champions League jashtë vendit të tyre.

Kështu, portokallinjtë do t’i luajnë ndeshjet e tyre në Varshavë, konkretisht në stadiumin Wojska Polskiego në Varshavë.

Legia e Varshavës ia ka lënë stadiumin ekipit ukrainas.

Marrëveshja mes dy klubeve saktëson se 5% e të ardhurave të biletave do të shkojnë për fondacionin Legia, i cili ka ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Shakhtar  për herë të parë do t’i luajë ndeshjet evropiane jashtë Ukrainës . Deri më tani, stadiumi olimpik në Kyiv ishte vendi ku ata luanin ndeshjet e tyre evropiane. Për shkak të luftës, Shakhtarit i është dashur të shkojë në mërgim. Fillimisht nga Donestku, qyteti ku lindi, më pas në Kiev dhe tani në Varshavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat