Shkupi e falënderon për mikpritje dhe uron Ballkanin për kualifikimin

Futboll

Shkupi e falënderon për mikpritje dhe uron Ballkanin për kualifikimin

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:21
Shkupi

Ballkani është skuadra e vetme shqiptare që ka arritur në grupet e një gare evropiane sezonin 2022/23.

Kampioni në fuqi i Kosovës u ndesh me skuadrën tjetër shqiptare FC Shkupi në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës ku e mposhtu me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Kanë qenë dy takime fantastike me shumë rivalitet në fushë, por me respekt të dyanshëm nga dy klubet dhe dy tifozëritë ‘Xhebrailat’ dhe ‘Shvcercerat’.

Ballkani e kishte falënderuar Shkupin pas ndeshjes së parë për mikpritjen e ngrohtë dhe në të njëjtën mënyrë ia kthyen edhe kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

FC Shkupi ka uruar Ballkanin për kualifikimin, si dhe ka falënderuar klubin dhe tifozët për pritjen e ngrohtë në Prishtinë.

“Faleminderit FC Ballkani. Faleminderit klubit FC Ballkani si dhe tifozëve të tyre për pritjen e ngrohtë. Urime për suksesin historik”, ka shkruar faqja zyrtare e Shkupit në Facebook.

Sot me fillim nga ora 14:30, kampionët në fuqi të Kosovës do të mësojnë edhe emrat e kundërshtareve që do të kenë në grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat