Skuadra shqiptare, lider i kampionatit, tremb kampionin e Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare, lider i kampionatit, tremb kampionin e Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:08
Deçiqi

Skuadra e Sutjeskës së Nikshiqit përgatitet për përballjen me skuadrën shqiptare Deçiqin e Tuzit.

Deçiqi është lider në kampionatin malazez dhe synon fitore edhe në Nikshiq ndaj kampionit në fuqi. 

“Nesër, kampioni do të përballet me një sfidë të re, e pret Deçiqin (18:00), e cila ka fituar 13 pikë nga 15 të mundshme, gjashtë më shumë se Sutjeska.

Nga ana tjetër, në Sutjeska ka shumë probleme, virusi i stomakut ‘kosit’ ekipin, ndaj i shkakton kokëçarje trajnerit Nenad Brnoviq", shkruan media malazeze "Vijesti".

"Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, e cila vjen pas disfatës në derbin ndaj Buduçnostit.

Skuadra e Deçiqit e tregoi forcën e saj në javën e kaluar kur fitoi 5:1 ndaj Rudarit. Ata kanë individë të fortë, por edhe kompakt", - tha Bërnoviq.

“Kemi probleme me skuadrën, nuk e di se në cilët lojtarë mund të mbështetem ende, por obligimi ynë në çdo ndeshje është që të hyjmë me synim dhe motiv për të shkuar drejt fitores. Shpresoj se do t'ia dalim”.

Deçiq është lider dhe skuadra më efikase në ligë, me 13 gola në pesë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat