Po vjen në Kosovë njeriu që e rrahu milicin ish jugosllav në ndeshjen kundër Zvezdës së Arkanit 

Futboll

Po vjen në Kosovë njeriu që e rrahu milicin ish jugosllav në ndeshjen kundër Zvezdës së Arkanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:39
Kur Bobano godet milicin Refik Ahmetoviq, 13 maj, 1990

Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë shqiptarëve të Kosovës, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor, ka bërë të ditur Agim Ademi, president i FFK-së.

13 maj i vitit 1990, datë që gjithmonë do të kujtohet jo vetëm nga kroatët, ku para ndeshjes në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, mes Dinamos së Zagrebit dhe klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, ndodhën trazira!

Kaos në tribuna, kaos në fushë! Rrahje e përgjithshme mes tifozëve trima të “Bad Boys Blue” – BBB të Dinamos dhe tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës, “Delija”.

Image

Boban

Futbollistët duke u nxehur në fushë, për një moment shpërthyen trazirat në tribuna, tifozët futen në fushë, ndërsa milicia e regjimit ish jugosllav përdori dhunë!

Futbollistit të Dinamos së Zagrebit, Zvonimi Boban, në një moment i vlon gjaku dhe nuk e duroi dhunën e shfrenuar, ai në stilin e karateistit e godet milicin Refik Ahmetoviq, duke e hedhur në tokë. 

Ky gjest i Bobanit në mbrojtje të tifozëve, ndezi edhe më shumë tensionet në fushë dhe në tribuna!

Nga ana tjetër, provokuesit e Cërvea Zvezdës me kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, ikin e fshihen brenda stadiumit! Nga kjo ndeshje filloi shembja e Jugosllavisë artificiale.

Edhe krimineli Arkani ka qenë në mision me Zvezdën famëkeqe.

Bobani vjen në Kosovë, miku më i madh i shqiptarëve! Bobani mbahet mend sot e asaj ditë, 13 maj të vitit 1990, kur e hodhi në tokë milicin ish jugosllav, që e gjithë bota e komentoi veprimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat