Klopp: Afrojmë vetëm lojtarin e duhur!

Futboll

Klopp: Afrojmë vetëm lojtarin e duhur!

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:18
Klopp: Afrojmë vetëm lojtarin e duhur!

Tri vite më parë Barcelona pagoi 75 milionë euro për ta blerë tek Ajaksi. Asokohe Frenki de Jong ishte ndër mesfushorët më të mirë në Europë dhe në Katalunjë nuk pyetën për shpenzime.

Në tri vite distancë, pas 142 ndeshjesh dhe 13 golash, holandezi bën gati valixhet. Jurgen Klop e dëshiron me çdo kusht dhe Liverpuli do të shpenzojë 71 milionë euro për t’ia vënë në dispozicion 25-vjeçarin.

Nënkampionët e Anglisë dhe të Europës nuk duan të humbasin kohë dhe kanë avancuar bisedimet për De Jongun, i cili deri pak ditë më parë përflitej për një transferim në Mbretërinë e Bashkuar, por te Mançester Junajtidi.

Më gjasa, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag, do të duhet të ngushëllohet me ndonjë lojtar tjetër, pasi i preferuari i tij mund të veshë fanellën e rivalëve, të cilët i mposhti jo më larg se të hënën.

Nesër Liverpuli do të presë Bërnmëthin, në ndeshjen e vlefshme për javën e katër të kampionatit anglez. Trajneri Klop ka folur në konferencë për shtyp duke mos iu shmangur pyetjeve në lidhje me merkaton.

“Jemi ende brenda afati të merkatos dhe është normale që disa situata të mund të ndryshojnë. Ka lojtarë që largohen e të tjerë që na bashkohen.

Për mua si trajner është e rëndësishme që të kushdo që të vijë të rezultojë zgjedhje e duhur. Nëse nuk është dikush që na ndihmon, atëherë nuk na nevojitet.

Thënë kjo, nuk e di nëse do të ndodhin këto ndryshime”. Kërtis Xhons, Tiago Alkantara dhe Nabi Keita janë drejt shërimit.

Këta mesfushorë kanë qenë të dëmtuar dhe duhet të jenë nën urdhrat e trajnerit pas ndeshjes me Bërnmëthin.

“Disa nga djemtë e kanë marrë veten dhe do të na bashkohen së shpejti. Deri pak ditë më parë isha unë që thoja se nuk na nevojiteshin mes fushorë, ndërsa tani them se na nevojitet dikush që luan në mesfushë.

Sidoqoftë, në zgjedhjet tona duam të jemi 100 për qind të sigurt. Nëse nuk bindemi, atëherë nuk bisedojmë me askënd. Kjo është situata”, deklaroi trajneri gjerman i Liverpulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat