Inzaghi: Duhet të ishim më agresiv

Futboll

Inzaghi: Duhet të ishim më agresiv

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:21
Inzaghi

Lazio mposhti në “Olimpico” Interin në sfidën e javës së tretë të Serie A, duke i shkaktuar zikaltërve edhe humbjen e parë për këtë sezon.

Një disfatë që vendos me këmbë në tokë Interin e Simone Inzaghit, me këtë të fundit që theksoi pas ndeshjes, se skuadra e tij duhej të ishte më agresive.

“Është një humbje që të dhemb dhe që djeg për mënyrën si erdhi. Ishte një ndeshje e luftuar dhe e ekuilibruar, përballë një kundërshtari të fortë dhe me cilësi. Goli I Luis Albertos vendosi ndeshjen, sepse më parë ne kishim një rast të pastër me Dumfries.

Duhet të ishim më agresivë, sepse këto ndeshje vendosen nga episodet dhe ne duhet ti shfrytëzonim mundësitë tona. Nesër do të analizojmë gjithçka, por ishte një ndeshje e luajtur mirë, që u vendos nga episodet”, ka thënë trajneri Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat