Formacionet zyrtare: Southampton – Manchester Utd, ky është vendimi për Ronaldon

Futboll

Formacionet zyrtare: Southampton – Manchester Utd, ky është vendimi për Ronaldon

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:53
Manchester Utd,

Southampton dhe Manchester United do të përballen sot mes vete, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premierligë.

Pas fitores ndaj Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” synojnë fitoren e dytë radhazi për të vazhduar me formën e mirë, si dhe për t’u larguar edhe më shumë nga fundi i tabelës.

Një fitore të dytë është duke e kërkuar edhe Southamptoni, që në javën e kaluar mposhti Leicester Cityn.

Image

Southampton 

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:30, në “St. Mary’s Stadium”, teksa tani janë zbuluar edhe formacionet.

Vlen të theksohet se Erik ten Hag ka vendosur që Cristiano Ronaldo të jetë sërish në bankën rezervë. Sulmuesi portugez nuk ishte titullar as në ndeshjen e kaluar kundër Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat