Tifozët belgë djegin flamurin e Turqisë

Futboll

Tifozët belgë djegin flamurin e Turqisë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:24
Tifozët belgë djegin flamurin e Turqisë

Basaksehir eliminoi Antwerp në duelet “play-off” të Conference League. Sfida e parë e luajtur në Turqi, përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që dueli i kthimit u mbyll 1-3 për Basaksehir.

Skuadra nga Stambolli do të garojë në grupin A me ekipe si Fiorentina (Itali), Heart of Midlothian (Skoci) dhe RFS (Letoni).

Ndeshja e së enjtes e zhvilluar në Belgjikë nuk kaloi pa probleme. Në një moment, ultrasit vendas dogjën flamurin turk, veprim që ka shkaktuar zemërim të madh në kampin e Basaksehir, por jo vetëm.

Klubi belg i Antwerpit pritet të marrë një gjobë nga UEFA. Qeveria Europiane e Futbollit nuk toleron aspak veprime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat