Holandezi nuk ka arritur të marrë si garanci

Futboll

Holandezi nuk ka arritur të marrë si garanci

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:51
Holandezi nuk ka arritur të marrë si garanci

Talenti 21-vjeçar i Bajern Mynih, Joshua Zirkze, ndodhet shumë pranë transferimit te klubi italian i Bolonjës.

Holandezi nuk ka arritur të marrë si garanci minutazhin e mjaftueshëm nga ana e trajnerit të tij, ndaj ka qenë i detyruar që të gjejë një sistemim tjetër.

“Bild” e konfirmon lajmin e interesimit nga ana e italianëve, madje duke shkuar se të dyja palët janë shumë pranë gjetjes së marrëveshjes për shifrën e 8.5 milionë eurove, por në të njëjtën kohë, Bajerni i Mynihut do të ruajë edhe 50 për qind të rishitjes së mundshme të lojtarit në vitet në vazhdim. Madje, Zirkze pritet që të zbarkojë paraditen e sotme në Bolonja, ku e pret një kontratë 4-vjeçare (skadenca 30 qershor 2026).

Për talentin bavarez, Seria A nuk është një territor i pashkelur, pasi në sezonin 2020-2021 ishte pjesë e skuadrës së Parmës, por pa shkëlqyer, për shkak të dëmtimeve të shumta. Gjithashtu, në sezonin e fundit, Zirkze luajti për llogari të Anderleht, duke shënuar 18 gola në 47 paraqitje për belgët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat