Nexhipi kërkon shumë më tepër: Do të tentojmë të befasojmë

Futboll

Nexhipi kërkon shumë më tepër: Do të tentojmë të befasojmë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 15:31
Nexhipi

Pas kualifikimit në fazën e grupeve të Conference League, Ballkani ka mësuar dhe kundërshtarët në shortin në ditën e djeshme.

Edhe pse ka kundërshtarë elitar si Slavia Prague, Cfr Cluj dhe Sivasspor, tek Ballkani janë të sigurtë se nuk do të jenë thjesht një urë kaluese për këto skuadra.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi deklaroi në intervistë se skuadra e tij nuk ka frikë askënd dhe do të luajë e barabartë me të tjerat.

“Ndeshje prej ndeshje po rritemi, nuk jemi ekip që dorëzohemi, do tentojmë të befasojmë çdo ekip me të cilin do përballemi.

Jemi për herë të parë dhe duam ta shijojmë këtë eksperiencë”, tha Nderim Nexhipi për Sport1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat