Abazaj hyn nga stoli dhe merr dy kartonë për 1 minutë

Futboll

Abazaj hyn nga stoli dhe merr dy kartonë për 1 minutë

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:32
Abazaj

Istanbulspori ka fituar ndeshjen kundër Alaniasporit me rezultatin e ngushtë 0-1.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 48 dhe mban autorësinë e një lojtari shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Kukësit, Valon Et’hemin. Ky i fundit realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, duke shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij.

Vendasit kishin mundësinë të barazonin rezultatin në minutat e fundit të kohës së rregullt dhe kjo falë..

Kristal Abazajt. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës në minutën e 72-të, por në të 87-n u detyrua të largohej sërish. 26-vjeçari ndërhyn në mënyrë të gabuar në zonë në minutën e 86, duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me të verdhë.

Por vetëm një minutë më vonë, arbitri do të tregonte përsëri kartonin e verdhë në fytyrën e Abazaj, i cili lë Istanbulsporin me 10 lojtarë.

Por për fatin e mirë të verdhezinjve nga Stambolli, lojtari i Alaniasporit humb penalltinë dhe tre pikët u takonë atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat