Flet heroi i fitores së Arsimit: Ndjehem i lumtur për golin

Futboll

Flet heroi i fitores së Arsimit: Ndjehem i lumtur për golin

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:42
Flet heroi i fitores së Arsimit

Erion Shuku u tregua vendimtar në fitoren e madhe të KF Arsimi përballë Kozhuvit në Gjevgjeli. Sulmuesi i talentuar e shënoi golin e triumfit për rezultatin 1-2, dje në ndeshjen e javës së dytë të ligë së dytë.

Ai thotë se ndjehet i lumtur për golin e shënuar në debutimin e tij, por e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë emocionet.

“Ndjehem shumë i lumtur që në debutimin tim në ndeshje zyrtare për KF Arsimi shënova golin e parë që rastisi të jetë edhe goli fitores, duke arkëtuar tre pikë të vlefshme për ekipin.

Kemi ekip të mirë, staf të mrekullueshëm dhe shpresoj që mos të ndalemi këtu. Në aspektin profesional shpresoj të shfrytëzoj cdo minutë që më jepet në fushë dhe të rritem si futbollist”, ka thënë 18-vjeçari Shuku për Open-TV.

Në javën e ardhshme, Arsimi pret Pelisterin. Shuku premton angazhum maksimal në fushë. Për të nuk është me rëndësi nëse shënon ose jo gol, por rezultati të jetë i favorshëm.

“Me Pelisterin do të japim maksimumin që të gëzojme tifozët tanë. A do të shënoj unë? Nuk ka shumë rëndësi. Ne jemi grup dhe nuk ka rëndesi se kush shënon. E rëndësishme ëhtë të përmbushim detyrat e trajnerit dhe të nxjerim maksimumin tonë me rezultat pozitiv që të gëzojmë të gjithë dashamirët e klubit verdh e zi”, thekson ai.

Ndryshe, Erion Shuku si futbollist është rritur te FC Shkupi. Me këtë të fundit ka debutuar në Uefa Conference Leauge me 17 vjec kundër portugezëve të Santa Clara. Sezonin e kaluar ishte i huazuar te ekipi i FK Slloga Vinica 1934.

Tani me FC Shkupi ka përfunduar marrëveshjen me pëlqim të të dyja palëve, për shkak të minutazhës së vogël në fushë, për të vazhduar karrierën te KF Arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat