Lewandowski “makineri” golash

Futboll

Lewandowski “makineri” golash

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 00:43
Lewandowski

Robert Lewndowski dhuron shfaqjen e radhës në La Liga, pikërisht në fitoren e thellë 4-0 të Barcelonës përballë Valladolidit. “Bomberi” polak realizoi dy nga golat e skuadrës “blaugrana”, duke arritur në kuotën e katër finalizimeve në tri javët e parë. Nëse në sfidën parë të kampionatit, përballë Rayos, nuk e gjeti rrjetën,

34-vjeçari realizoi dy herë në fitoren e thellë 1-4 në fushën e Real Sociedadit, për të vijuar me të njëjtin ritëm edhe përballë ekipit që ka për president Ronaldo “Fenomenin”.

Golin e parë Lewa e realizoi në të 24-tën minutë, pas pasimit të marrë nga Raphinha, për të ardhur më pas te finalizimi i Pedrit në fundin e pjesës së parë, i shërbyer nga Dembele.

Lewadowski sigurisht që nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 65-të e tundi sërish rrjetën, këtë herë i shërbyer nga Dembele. Në kohën shtesë Sergi Roberto shtyu drejt rrjetës një top të kthyer nga traversa (goditi Lewandowski), duke vulosur fitoren e thellë 4-0 të “Blaugranave”.

Provë shumë e mirë edhe për mbrojtësin Kounde, i tregoi që në debutim se mund të bëjë disa role në fushë, duke ofruar siguri në fazën mbrojtëse. Barcelona me këtë fitore ngjitet në kuotën e 7 pikëve, dy më pak se Betisi që kryeson me pikë të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat