Atletico Madrid mposht Valencian

Futboll

Atletico Madrid mposht Valencian

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Diego Simeone e ka “vjedhur” një fitore në Mestalla të Valencias sonte, pasi që e ka mundur me rezultat 0-1, pavarësisht së skuadra e Valencias e dominoi këtë takim nga fillimi deri në fund. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 66-të nga Antoine Griezmann. 

Valencia luajti më mirë, por në fund të tri pikët i mori Valencia. 

Skuadra e Diego Simones ka shënuar fitore si mysafirë i skuadrës Valencia të Genaro Gattusos me rezultat të ngushtë 1-0. 

Qysh në minutën e katër Alvaro Morata i Atleticos shënoi gol por ai u anulua për shkak të pozitës jashtëloje. 

Yunus Mensah i Valencias po ashtu pati një gol të anuluar. Mensah shënoi një super gol por që ai u anualua për shkak se Cuadra i Valencias kishte shkaktuar faul në në lojtarin e Atleticos. 

Correia u mendua që u përjashtua nga loja për shkak të një ndërhyrje të tij në lojtarin e fundit të Atleticos, por pas rishikimit në VAR lojtari ishte në pozitë jashtëloje dhe goli u anulua. 

Morata (45+5) pati një mundësi të mirë për të shënuar pasi u gjend ballë për ballë portierit Giorgi Mamardashvilli por që gjeorgjiani doli fitimtarë para spanjollit për ta mbajtur golin të paprekur në pjesën e parë. 

Valencia e filloi përsëri me posedim dhe sulme pjesën e dytë, ashtu sikurse e kishte filluar të parën por aksionet e saj para portës nuk ishin konkrete. 

Simeone do të bënte një zëvendësim në minutën e 64-të që doli të jetë krucial për këtë takim. 

Në lojë ai futi Antoine Grizmann në vend të Geoffrey Kondogbia. 

Dy minuta më vonë francezi do të shënonte gol për ta zhbllokuar këtë sfidë. 

Valencia vazhdonte ta kishte posedimin e topit në këtë ndeshje por rastet ishin të Atleticos ku ka mundur të shënonte edhe një gol por ishte portieri që ia mohoi golin atyre. 

Me këtë fitore Atletico Madrid ngjitet në vendin e pestë kurse Valencia është në vendin e 14-të. 

Valencia luan kundër Getafes javën e ardhshme në vendin e vet kurse Atletico Madrid do të luan kundër Real Sociedadit si mysafirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat