Interi në kërkim të një mbrojtës

Futboll

Interi në kërkim të një mbrojtës

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:41
Interi në kërkim të një mbrojtës

Interi në kërkim të një mbrojtësi, Zhang bllokon tratativën për kampionin e Europës

Tifozët zikaltër prisnin dje zbarkimin e Françesko Açerbit në Milano, diçka që nuk ka ndodhur, pavarësisht se ishte lajmëruar.

Pengesë është bërë presidenti zikaltër, Stiven Zhang, që ka bllokuar gjithçka, pasi nuk është ende i bindur për transferimin e mbrojtësit 34-vjeçar nga Lacio.

Akordi për huazimin me të drejtë blerjeje i gjetur mes klubeve është ende i vlefshëm, por fjala e fundit do t’i takojë presidentit Zhang.

Pavarësisht ngecjes, Interi nuk ka një opsion tjetër ekonomik (kriteri kryesor i ziklatërve) dhe në këto ditë të fundit të merkatos, kur ka nevojë urgjente për një mbrojtës, pista “Açerbi” vështirë se mund të dështojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat