Beka: Po punojë që të kthejë vëmendjen e Alain Giresse

Futboll

Beka: Po punojë që të kthejë vëmendjen e Alain Giresse

Nga: Fazli BERISHA Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:35
Me futbollistin Ismajl Beka FC”Will”- Zvicër

Futbollisti shmajtak i FC” Wil” në Chalenge Ligën zvicerane Ismajl Beka ishte anëtar i Kombëtares U19 nën drejtimin e Ramiz Krasniqit ku më 2018 mori pjesë në rrethin elitë që u mbajt në Portugali ku dëshmoi cilësi. Ismajli ka folur gjatë për kombëtaren “Bota sot”.

Ndonëse Ismajli është simbol i lojtarit që mbrojtjen e FC ”Will” e ka shndërruar në kështjellë, vallëzon për mrekulli mesfushën për të t’u bërë tmerr i për mbrojtjen rivale, madje duke u shndërruar në një shënues tipik e të spikatur.

Prej Ismajli këtë kampionat është futbollist standard te FC”Wil” dhe nga 6 ndeshje të zhvilluara jo vetëm që ka mbrojtur skuadrën e tij për të mos pësuar gol, por ka arritur të shënojë edhe një gol duke iu përshtatet situatës dhe kërkesave taktike të trajnerit. 

Image

Futbollistët si Ismajli gjendjen të rrallë ngase luan me dy këmbët, e më shumë preferon këmbën e majtë. Kështu që duke qenë vetëm 22 vjeçar dhe me 197 centimetra i gjatë bëhet lojtar kyç i skuadrës në lojën në ajër si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Kështu, i riu Ismajl Beka i cili nga mosha 8 vjeçare luan për të gjitha grup-moshat e FC”Will”, është rritur në një futbollistë cilësor dhe vendimtar për ekipin. Të gjithë ata që e kanë parë tek po luante, trajnerët, gazetarët por edhe adhuruesit u pajtuan në një mendje se ky se ky djalosh është rritur në një futbollist të mirëfilltë. Dhe nuk gabuan fare. Vërtet nuk gabohen sepse Ismajli është bërë simbol e lojtarit që mbrojtjen e Wili-it e ka shndërruar në kështjellë.

Tash i mbetet trajnerit të Kombëtares A z.Giresse dhe stafit të tij ta ftojnë në radhët e veta dhe ëndrrën e Ismajlit ta bëjnë realitet. Në fakt Ismajli, shprehet se po punon shumë me përkushtim që ta kthejë vëmendjen e Alain Giresse që në një të afërme të afërt ta marrë ftesë nga ai.

Ismajli është i butë, i dashur, i dhembshur dhe i nderuar nga shokët e skuadrës, që shumë pak të kujton atë futbollist që në fushën e gjelbër quhet i tmerrshëm.

Çdo skuadër do të dëshironte ta kishte në radhët e veta. Ismajli thotë se ka shumë futbollistë të talentuar në mërgatë e veçmas në Zvicër, por që Kosova duhet patjetër të i joshë sa janë të vegjël. Në fund këtij djaloshi vetë i dëshirojmë shëndet dhe suksese me shpresë që synimet e tij të bëhen realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat