Liverpool nuk e ka nisur sezonin ashtu si pritej

Futboll

Liverpool nuk e ka nisur sezonin ashtu si pritej

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:47
Liverpool

Liverpool nuk e ka nisur sezonin ashtu si pritej, pasi në 4 ndeshjet e para të Premier League, “The Reds” kanë arritur vetëm një fitore, atë ndaj Bournemonth me shifrat 9-0, ndërsa kanë dhe dy barazime e nje humbje ndaj Manchester United.

Në këto kushte, Jurgen Klopp dëshiron të tjera përforcime për skuadrën, me drejtuesit që kanë hedhur sytë në Gjermani për lojtarin e kërkuar nga tekniku. Synimi i “The Reds” ishte të nënshkruanin me Leandro Paredes nga PSG, por argjentinasi tanimë ka zgjedhur Juventusin.

Klopp e pëlqen shumë mesfushorin austriak të RB Leipzig, Konard Laimer dhe tashmë drejtuesit kanë nisur ofertën zyrtare. Sipas asaj që raportohet nga “Liverpool Echo”, të kuqtë nga Anfield kanë nisur një ofertë prej 25 milionë eurove për mesfushorin austriak.

Leipzig mund ta shes austriakun këtë verë pasi ai është në vitin e fundit të kontratës, dhe gjermanët nuk dëshirojnë të humbasin me parametra zero lojtarin. Me heret Liverpool ishte interesuar per Bennacer te Milanit por kuqezinjte i kane mbyllur dyert pasi eshte shume vone dhe klauzola ka skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat