Barca synon largimin e pesë lojtarëve dhe afrimin e tre të tjerëve

Futboll

Barca synon largimin e pesë lojtarëve dhe afrimin e tre të tjerëve

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:52
Marcos Alonso

Barcelona do të bëjë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos.

Skuadra katalane ka bërë disa transferime këtë merkato, duke qenë në mesin e skuadrave më aktive këtë afat kalimtar.

Sipas raportimeve të Gerard Romero, Barcelona ka njoftuar krerët e La Liga se synojnë edhe disa lëvizje.

Në planet e ‘Blaugrana’ janë largimet e pesë lojtarëve si dhe transferimi i tre të tjerëve.

Emra si Martin Braithwaite e Sergino Dest pritet të largohen, kurse Marcos Alonso e Thomas Meunier pritet të bashkohen me klubin nga ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ato lëvizje që do të finalizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat