Paredes respekton Juventusin, refuzon gjigantin anglez

Futboll

Paredes respekton Juventusin, refuzon gjigantin anglez

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 17:01
Paredes

Gjiganti anglez, Arsenal ka dështuar që të bind mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, që të kalojë këtë verë në stadiumin “Emirates”, sipas disa spekulimeve nga mediat italiane.

“Topçinjtë” tani po shikojnë mundësitë e tjera të përforcimeve që trajneri Mikel Arteta i dëshiron në mesfushën e tij pas lëndimeve të Thomas Partey dhe Mohamed Elneny.

Në anën tjetër, Paredes është shumë pranë kalimit te Juventusi këtë verë, pasi veçse ka arritur marrëveshje personale me gjigantin italian.

Por, “Zonja e Vjetër” nuk ka arritur ende një marrëveshje me PSG-në për një tarifë për 28-vjeçarin, por besohet se po kërkon të huazojë mesfushorin argjentinas me një opsion për ta blerë për rreth 20 milionë euro.

Sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, Arsenali ka pyetur për mundësinë e nënshkrimit të Paredes para mbylljes së afatit kalimtar aktual të transferimeve.

Megjithatë, bëhet e ditur që Paredes dëshiron të respektojë marrëveshjen që ka me Juventusin, dhe të kalojë nga Liga 1 e Francës në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat