200 mijë fanella mbeten stok, te Interi vazhdojnë problemet me…

Futboll

200 mijë fanella mbeten stok, te Interi vazhdojnë problemet me…

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:18
200 mijë fanella mbeten stok, te Interi vazhdojnë problemet me…

200 mijë fanella mbeten stok, te Interi vazhdojnë problemet me…

Interi nuk e ka zgjidhur kaosin me sponsorin kryesor të fanellës “Digitalbits”, që duhet ende të shlyejë detyrimet financiare ndaj zikaltërve.

Kontrata 4-vjeçare prej 85 milionë eurosh që është nënshkruar mes kompanisë së kriptovalutave dhe klubit italian, është në rrezik prishjeje, pasi sponsori nuk ka derdhur në arkat zikaltër shumën e parave të këstit të parë të këtij sezoni, diçka që i ka detyruar zikaltrit heqin logon e “Digitalbits” nga reklamat e fushës, por duke mos u ndalur vetëm në këtë masë. Interi është në kërkim të një sponsori të ri dhe, sipas “La Republiça”, mund të jetë një bankë italiane që gjithsesi ofron një shumë më të ulët.

Në mes të gjithë konfuzionit, fjalën e ka marrë “Nike”, sponsori teknik i skuadrës që me doza nervozizmi ka kërkuar nga zikaltrit të sqarojnë situatën, pasi ndryshimi i mundshëm i sponsorit po ndikon në shitjen e fanellave dhe me 200 mijë të tilla stok të prodhuara nën logon e “Digitalbits”, gjiganti amerikan nuk ka ndër mend të pranojë një humbje të kësaj përmase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat