Ngjarjet e fundit mund ta largojnë nga Spanja

Futboll

Ngjarjet e fundit mund ta largojnë nga Spanja

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:26
Ngjarjet e fundit mund ta largojnë nga Spanja

Sulmi me armë në shtëpinë e Pierr-Emerik Obamejang ka ardhur në një moment kur sulmuesi i Barcelonës është ende i paqartë për të ardhmen e tij.

Ndonëse trajneri Ksavi ia ka bërë të qartë klubit se e dëshiron Auban në skuadër, vetë lojtari po mendon largimin nga “Camp Nou”.

Mançester Junajtidi dhe Çelsi kanë shfaqur interes për sulmuesin. Sipas mediave spanjolle dhe atyre angleze, Junajtidi është gati t’i ofrojë një kontratë të majme atij, por vetë Obamejang duket se preferon Londrën dhe Çelsin.

Nëse deri dje kishte ndonjë dyshim, me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e tij, Auba mund ta ketë vendosur largimin nga Barcelona. Kujtojmë se nga mbyllja e merkatos kanë mbetur dhe dy ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat