Firmos për një vit

Futboll

Firmos për një vit

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:34
Willian

Pas vetëm një viti larg Premier League-s dhe futbollit europian, Willian është gati të rikthehet në Kontinentin e Vjetër.

Pasi e mbylli në vendlindje me Corithiansin, braziliani bëhet përforcimi i radhës i Fulhamit për sezonin 2022/2023.

Pas vizitave mjekësore, 34-vjeçari do të hedhë firmën në kontratën njëvjeçare me skuadrën e tretë londineze në karrierën e tij. Ai më herët ka qenë pjesë e Chelsea-t (2013-2010) dhe më pas e Arsenalit, por pa mundur t’i përmbushë pritshmëritë e “Topçinjve”.

Edhe te Corinthians gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej për lojtarin e lindur në vitin 1988, i cili u rrit tek ekipi brazilian, përpara se të luante gjithë karrierën e tij në Evropë. Periudha e parë u shënua te Shakhtar Donetsk, me një fazë të shkurtër tek Anzhi i Rusisë.

Vetëm pesë pikë të fituara në katër takimet e para nga skuadra londineze, e cila tashmë do të mund të llogarisë në një përforcim shtesë me shumë përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat