Leeds e Evertoni ndajnë pikët

Futboll

Leeds e Evertoni ndajnë pikët

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 00:23
Leeds e Evertoni ndajnë pikët

Leeds United dhe Evertoni ndanë pikët në “Elland Road”, kur të dyja skuadrat shënuan nga një gol, miqtë nga Liverpooli në pjesën e parë dhe vendësit në fraksionin e dytë.

Të parët realizuan të parët me Gordon në minutën e 17-të, ndërsa kundërpërgjigjja e Leedsit erdhi në minutën e 55-të me Sinisterran, përforcimin e kësaj e kësaj merkatoje verore.

Me të njëjti rezultat 1-1 përfundoi edhe përballja mes Crystal Palace dhe Brendtfordit, ku luan (sërish në stol në këtë ndeshje) Thomas Strakosha. Zaha kaloi në epërsi vendësit në minutën e 59-të, por miqtë barazua me Wissa 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ndërkohë Fulhami mori fitoren e dytë në këtë fillim sezonit, këtë herë përballë Brightonit. Golin që zhbllokoi takimin e shënoi Mitrovic sapo nisi pjesa e dytë e pak çaste më vonë Dunk divijoi në portën e tij për golin e 2-0. Mac Allister realizoi me penallti golin e vetëm të Brightonit në minutën e 60-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat