Gazetari spanjoll “kërcënon” ta tregojë të gjithë të vërtetën

Futboll

Gazetari spanjoll “kërcënon” ta tregojë të gjithë të vërtetën

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:34
Pique dhe Shakira

Maja e ajsbergut duket se është zbulimi i marrëdhënies së Gerard Pique me 23-vjeçaren Clara Chia Marti.

Gazetari spanjoll Jordi Martin, i cili është i afërt me çiftin tashmë të ndarë, “kërcënon” të tregojë të gjithë të vërtetën për prishjen e lidhjes së futbollistit dhe këngëtares së famshme.

Gazetari paralajmëroi përmes Twitter se në orët në vijim do të japë informacion mbi arsyet e vërteta të ndarjes, sipas Marca.

“Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një i vitit 2016, por edhe ai me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”, ka shkruar Martin.

Që në fillim kur shpërtheu skandali i tradhtisë së futbollistit, gazetari me një deklaratë publike ka mbajtur anën e këngëtares kolumbiane.

“Për të gjithë fansat e Shakirës. Unë kam qenë gjithmonë pranë saj. Kam njoftuar edhe ekipin e saj dhe familjarët e ngushtë. Dje i dhashë të gjithë informacionin që mund ta ndihmonte në këtë kohë të vështirë”, tha ai.

Deklaratat e Jordi Martin mbështesin teorinë se romanca e Gerard Pique me partneren e tij 23-vjeçare kishte nisur shumë kohë përpara se çifti të shpallte ndarjen e tyre.

Në fund të fundit, sado që ai e mohon, fotot e tyre të para së bashku datojnë nga shkurti i vitit 2022.

Vihet re se dje Martin ka qenë në emisionin America Noticias dhe ka folur për një romancë të fshehtë që u krijua në vitin 2010 dhe që ishte mbajtur qëllimisht larg syrit të publikut.

Në veçanti, ai zbuloi se Shakira më parë kishte një lidhje me Rafael Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat