Çfarë thotë Burhan Aliji për përballjen me shokun e tij, Bunjamin Shabani?

Futboll

Çfarë thotë Burhan Aliji për përballjen me shokun e tij, Bunjamin Shabani?

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:43
Çfarë thotë Burhan Aliji?

Të mërkurën (sot) në orën 16:00 do të luhet një nga sfidat më interesante të javës së pestë në Ligën e parë, do të luhet derbi mes Struga Trim Lum dhe Sileksit, i pari dhe i  dyti në tabelë.

Këtij rivaliteti nuk do të mund t’i shpëtojnë as dy shokët, që janë shokë përtej futbollit, por nesër do të kenë detyrën e vështirë-vazhdimin e ecurisë së rezultateve pozitive me skuadrat e tyre.

Bëhet fjalë për dy kumanovarët Bunjamin Shabani i Struga Trim Lum dhe Burhan Aliji i Sileksit. Ky i fundit për Open-TV nuk i ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të jetës, kapitenin e struganëve.

“Struga është ekip i mirë, me lojtarë të mirë, dhe me rezultate të mira, por edhe ne për momentin jemi bashkë me Strugën në krye të tabelës pa asnjë humbje.

Nuk do të jetë befasi nëse fitojmë ose marrim një pikë së paku.

Shpresojmë çdo ndeshje të përmirësohemi edhe më shumë. Jemi ekip me ca ndryshime nga viti kaluar, por mirë po na ecën dhe mendoj të vazhdojmë kështu.

Buja? Është një lojtar shumë i mirë.

Sot për herë të parë do të jemi kundërshtarë. Kush do që të fitoj ne do t’ja urojmë njëri-tjetrit. Uroj të jem unë (qeshet). Përndryshe në jetën e përditshme jemi shokë të pandarë”, ka deklaruar Burhan Aliji, njëri nga lojtarët më të mirë të Sileksit edhe në këtë fillimsezoni.

Struga Trim Lum dhe Sileksi së bashku me FC Shkupi janë tri skuadrat e vetme pa humbje në këto katër xhirot e para në kampionatin e ri.

Ndeshja Struga Trim Lum-Sileks do të luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim prej orës 16:00.

Tabela pas javës së 4-të:
1.Struga Trim Lum             12
2.Sileks                             08
3.Bregallnica Shtip             07
4.Shkëndija                        07
5.Shkupi                    06
6. A.Pandev                       04
7.Tikvesh                         04
8.makedonija GJP               03
9.Rabotnicki                      03
10.Skopje                          00
11. Pobeda                         00

Çiftet e javës së 5-të:
Struga Trim Lum-Sileks
Tikvsh-Shkëndija
A.Pandev-Skopje
Shkupi-Pobeda
Makedonija-Rabotnicki
Bregallnica e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat