Vjollca referon në Madrid

Futboll

Vjollca referon në Madrid

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:52
Vjosa Izeiri

Gjyqtarja shqiptare, Vjollca Izeiri, do të jetë asistente e gjyqtares kryesore Iva Projkovska.

Gjyqtaret e Maqedonisë së Veriut do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës për femra, ndërmjet kombëtares së Spanjës dhe Hungarisë, e cila do të luhet më 2 shtator në Madrid përkatësisht në stadiumin e Atletico Madridit. 

“Projkovska do të ndihmohet nga Vjollca Izeiri dhe Elena Soklevska-Ilievska. Gjyqtarja e katërt do të jetë Irena Veleveckovska.

Gjatë muajit korrik, Projkovska ishte pjesë e elitës evropiane të gjyqtarëve që gjykoi në Kampionatin Evropian të mbajtur në Angli”, shkruan mes të tjera medium  maqedon “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat