Tahiri sjell modelet e huaja: Greqia ka 3-4 për qind të buxhetit për sportin

Futboll

Tahiri sjell modelet e huaja: Greqia ka 3-4 për qind të buxhetit për sportin

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:41
Tahiri

Komuniteti i sportit ka kërkuar hapjen e basteve sportive dhe të ardhurat e fituara prej tyre të investohen në sport. Ermal Tahiri ka kërkuar në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“ hapjen e ligjshme të pikave të basteve. Ish-futbollisti i  Kombëtares sjell në diskutim modele të shteteve europiane, që kontrollojnë këtë veprimtari.

“Bastet sportive online, kanë shkuar në duar të tjera, ndërkohë që mund të shkonin te qeveria.

Ka një rëndësi të madhe, që të paktën këto aktorë, do marrin një buxhet më tepër dhe do të jetë një ndihmë. Sigurisht nëse shkojnë kështu siç thuhet.

Sporti, rinia dhe kultra do kenë ndihmën e tyre.

E gjithë bota e drejton vetë, mund ta drejtonte edhe qeveria vetë dhe të kishim më tepër kontroll. Qeveria e lejon, qeveria e ndalon dhe për mendimin tim, më mirë ta marrin ata, me 2-3 privatë dhe e kontrollon vetë. Ndarja është gjithmonë e mirë. Greqia 3-4% e ka vetëm për sportin”, është shprehur Ermal Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat