Melo mbërrin në Liverpool

Futboll

Melo mbërrin në Liverpool

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:04
Melo mbërrin në Liverpool

Liverpool koleksionoi suksesin e dytë në kampionat përballë Newcastle me rezultatin 2-1, por asgjë nuk ishte e lehtë.

Skuadra e Jurgen Klopp u nis nga disavantazh i Isak, i cili realizoi golin e parë në tokën angleze, ndërsa “The Reds” përmbysi gjithçka në fraksionin e dytë me Firmino dhe Carvalho, i cili realizoi në frymën e fundit në minutën e 98 duke çuar në delir vendasit.

Pas ndeshjes, Klopp u shpreh se kjo fitore do të kujtohet për vite e vite më radhë.

“Ishte masive, e jashtëzakonshme. Të gjithë do ta kujtojnë këtë mbrëmje, për vite e vite me radhë.

Nuk jam 100% i sigurt nëse të gjithë besuan deri në fund, por tani e tutje nuk duhet të kemi më dyshime, duhet të besojmë deri në frymën e fundit. Treguam se jemi në gjendje të bëjmë gjithçka.

Për mua, Elliot ishte lojtari më i mirë ne fushë, ishte bukur ta shihje teksa luante” – përfundoi Klopp.

Pas sfidës me Newcastle, nuk është vetëm përmbysja lajmi i mirë, pasi Liverpool ka arritur marrëveshjen me Juventus për transferimin e Arthur Melo.

26-vjeçari do të bëhet lojtari më i ri i “The Reds” dhe vjen në formë huazimi, pasi Klopp dhe Liverpool në këtë periudhë po vuajnë dëmtimet dhe mungesat e shumta, me mesfushën që është “pika e dobët”.

Ishi i Barcelonës do të provojë kështu eksperiencën e parë në ishull dhe pritet të marrë menjëherë një fanellë titullari, ndërsa për momentin nuk dihet nëse Liverpool do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Braziliani kishte disa oferta në këtë merkato dhe pak ditë më parë ishte shumë pranë kalimit te Sportingu i Lisbonës, por këtë të enjte ai do të firmos kontratën e re me Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat