E presin për vizitat mjekësore në Angli

Futboll

E presin për vizitat mjekësore në Angli

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:05
Marcelo

Marcelo është një lojtar i lirë nga fundi i sezonit të kaluar me braziliani që përfundoi kontratën me Real Madrid.

Emri i futbollistit brazilian është lakuar në shumë klube, mirëpo ende nuk ka pasur zhvillime konkrete. Të paktën deri në këtë pikë, pasi nga Spanja raportojnë se 34-vjeçari është një hap larg firmës me Leicester në Premier League dhe në vijim mund të kryhen vizitat mjekësore.

“Dhelprat”, mesa duket po përgatisin terrenin për një goditje dinake në orët e fundit të merkatos teksa nëse mbyllet marrëveshja me Marcelon, atëherë përveç pjesës së fushës, do të përfitohej në maksimum edhe nga e marketingut që siguron figura e ish-lojtarit të Real Madrid.

Kështu, priten orë të ngarkuara për drejtuesit e Leicester për të përfunduar me sukses një goditje të vërtetë në merkato, si për të ngushëlluar edhe tifozët pas largimit të Wesley Fofana dhe startit zhgënjyes me 0 pikë në katër ndeshje të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat