Manchester City zyrtarizon Akanjin

Futboll

Manchester City zyrtarizon Akanjin

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:25
Manchester City zyrtarizon Akanjin

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit Manuel Akanji nga Borussia Dortmund për një shumë prej 17.4 milion euro.

Reprezentuesi zviceran ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Premierligës dhe do ta bartë fanellën me numrin 25.  

27-vjeçari, i cili ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me milionerët është lojtari i dytë që ndërron Dortmundin me Cityn gjatë këtij afati, pas Erling Haaland. 

Akanji ka luajtur njëqind e pesëdhjetë e tetë herë për Dortmundin në të gjitha garat pas ardhjes nga Basel më 2018, duke shënuar katër gola. 

“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj”, tha Akanji për faqen zyrtare të klubit. “City ka qenë një nga skuadrat më të mira në Evropë gjatë sezoneve të fundit. Mezi pres të testoj veten në Premier League dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar këtë klub të jetë i suksesshëm”.

Akanji mund të bëjë debutimin e tij në City të shtunën, kur skuadra e Guardiolës do të ndeshet me Aston Villan në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat