Conte “ul me këmbë në tokë” Tottenhamin

Futboll

Conte “ul me këmbë në tokë” Tottenhamin

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:44
Conte “ul me këmbë në tokë” Tottenhamin

Kur janë luajtur pesë ndeshjet e para të Premier League, Tottenham i Antonio Contes ka treguar një fytyrë të ndryshme nga ekipi i sezonit të kaluar, teksa londinezët nuk janë mposhtur në asnjë prej pesë sfidave ndërsa kanë grumbulluar 11 pikë.

Megjithatë, trajneri italian kërkon të ulë me këmbë në tokë të tijtë dhe ambientin përreth skuadrës kur thekson se nuk mund të konkurrojnë ende me ekipe si Manchester City, Liverpool apo të tjerë që shpenzojnë shuma të mëdha në merkato.

“Nëse një skuadër nënsshkruan një lojtar me vlerë 80 milionë paund, do të thotë se ka shumë avantazh ndaj të tjerëve sepse po transferon një futbollist me vlera të mëdha.

Por, kur një ekip nënshkruan lojtarë në huazim apo në kosto zero atëherë është një situatë e ndryshme. Kemi bërë mirë në këtë merkato, por të jemi të sinqertë ka ende shumë distancë me skuadrat e tjera.

Na duhen të paktën edhe tre merkato të tjera për të qenë kompetitivë dhe sapo e kemi nisur procesin për të përmirësuar ekipin. Kemi shpenzuar vetëm për Richarlison dhe Bissouma, pastaj të tjerët i kemi marrë në huazim ose falas. Duhet ende për të qenë konkurrues për kampionatin apo për Champions League”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat