“Djemtë e Detit” po kërkojnë fitoren e parë sezonale

Futboll

“Djemtë e Detit” po kërkojnë fitoren e parë sezonale

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:17
Pamje nga një ndeshje

Tirana-Vllaznia hapi javën e tretë të Abissnet Superiore, ndërkohë që në program për ditën e sotme janë edhe dy ndeshje të tjera që nisin në orën 15:00.

Në stadiumin “Niko Dovana” luhet një derbi, mes Erzenit – që është pritës në shtëpinë e durrsakëve – dhe Teutës. “Djemtë e Detit” po kërkojnë fitoren e parë sezonale.

Erzeni nga ana tjetër ka marrë katër pikë në dy javët e para. Pritet një duel i fortë në fushën e lojës.

Në kërkim të fitores së parë është edhe Kukësi. Verilindorët presin në shtëpi Kastriotin, që do përpiqet të mos dalë pa pikë nga “Kukës Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat