Nuk ka gola në derbin e Liverpoolit

Futboll

Nuk ka gola në derbin e Liverpoolit

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 15:24
Nuk ka gola në derbin e Liverpoolit

Everton - Liveerpol, ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, fatkeqësisht nuk solli gola.

Përballja mes skuadrave të qytetit të Liverpoolit, përfundoi pa gola (0:0) në kuadër të javës së 6-të të Premeir League.

Derbi që u karakterizua me disa raste shënimi, sidomos në minutën e 50-të futbollisti Konstantinos Tsimikas (Liverpool) i lihet hapësirë brenda zonës, por rasti humbet pasi gjuajtja e tij kalon mbi traversë.

Në minutën e 87-të, Roberto Firmino (Liverpool) lëshon një goditje të jashtëzakonshme drejt këndit të poshtëm, megjithatë, portieri Jordan Pickford bën pritje të shkëlqyer.

LIverpooli është në vend të pestë me 9 pikë dhe Everton në të 14-tin me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat