Manchester City nuk fiton në Birmingham

Futboll

Manchester City nuk fiton në Birmingham

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:23
Manchester City nuk fiton në Birmingham

Manchester City, kampion në fuqi i Anglisë, nuk fiton në Birmingham, duke luajtur baras (1:1) me Aston Villën, në takimin e javës së gjashtë të Premier League. 

Manchester Cityt nuk i mjaftoi as goli i sulmuesit norvegjez, Erling Haaland. 

Në minutën e 50-të, Haaland kaloi në epërsi Cityn.

Mirëpo, kampionëve fitoren ia mohoi futbollisti Balley duke shënuar në minutën e 74-të, për rezultatin 1:1.

Arsenali kryeson me 15 pikë por me një ndeshje më pak, duke lënë pas Manchester Cityn me 14, Tottenhami 14 etj. dhe Aston Villa është në vend të 17-të me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat