Superiorja me sytë nga Ballshi e Laçi

Futboll

Superiorja me sytë nga Ballshi e Laçi

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:25
Superiorja me sytë nga Ballshi e Laçi

Superiorja mbyll javën e tretë ditën e sotme, ndërkohë që luhet edhe në Kategorinë e Parë dueli përmbyllës i javës së parë të kampionatit.

Në orën 15:00 zhvillohen të gjitha ndeshjet. Partizani i vendit të parë luan në transfertë sot, kundër Bylisit që ka marrë katër pikë në dy javët e para të kampionatit.

Pritet një duel i fortë, ashtu sikurse edhe në Laç. Vendasit do kërkojnë autokritikën në shtëpi ndaj Egnatias, që u ka humbur dy sfidat e para të Superiores.

Sa i takon Kategorisë së Parë, Dinamo që synon rikthimin në elitë menjëherë, pret skuadrën e Orikut në “Selman Stërmasi” dhe kërkon tre pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat