Prishtina synon ta mposht kampionin

Futboll

Prishtina synon ta mposht kampionin

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:52

Elita e futbollit do të vazhdojë sot pasdite me tri ndeshjet e fundit të javës së pestë.

Padyshim se kryendeshja e kësaj xhiro është përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit, derbi ky që do të luhet sonte në ‘Fadil Vokrri’.

Të dy skuadrat e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon të garave, andaj sfida mes prishtinasve dhe kampionëve në fuqi të Kosovës, parashikohet të prodhojë një super-ndeshje.

Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ por edhe ‘Xhebrailat’ nga Suhareka, kanë paralajmëruar atmosferë fantastike në kryederbin e kësaj fundjave.

Ndërkaq, sot përveç duelit Prishtina-Ballkani, do të luhen edhe përballjet Dukagjini-Gjilani dhe Drenica-Ferizaj.

Superliga / Java e pestë

Sot takohen:

Prishtina – Ballkani

Dukagjini – Gjilani

Drenica – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet nisi në orën 15:00, përveç derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit që luhet prej orës 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat