Manchester Utd - Arsenal, formacionet e mundshme

Futboll

Manchester Utd - Arsenal, formacionet e mundshme

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:52
Manchester Utd - Arsenal, formacionet e mundshme

Premier League vjen sot me derbin e madh mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit.

Dueli mes ‘Djajve të Kuq’ dhe ‘Topçinjve’ vjen në kohën kur të dy skuadrat janë në formën e tyre më të mirë.

United në duel me londinezët hyn pas tri fitoreve radhazi, derisa skuadra e Mikel Artetës nuk njeh humbje këtë edicion duke arritur pesë fitore në pesë sfidat e parë të këtij sezoni.

Mediat e huaja tashmë kanë zbuluar formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Manchester United: (4-3-3): de Gea; Dalot, Martinez, Varane, Malacia; Eriksen, McTominay, Fernandes; Elanga, Rashford, Sancho.

Arsenal: (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, Saliba, Gabriel Magalhaes, Tierney; Xhaka, White; Martinelli, Smith Rowe, Saka; Jesus.

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit luhet në ‘Old Trafford’ dhe nis në orën 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat