Shkupi kërkon këndelljen në Shtip

Futboll

Shkupi kërkon këndelljen në Shtip

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:18
Shkupi kërkon këndelljen në Shtip

Bregallnica – Shkupi, është një nga ndeshjet më interesante të javës së 6-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futbolli.

Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare kërkon pikë pas një serie jo të mirë në javët e fundit. 

Shkupi udhëton në Shtip pa trajnerin Goce Sedlloskin, i cili u shkarkua, trajner që udhëhoqi skuadrën për 16-17 muajt e fundit. 

Në vend të tij është emëruar trajner përkohësisht Gokhan Bozkaya

Nemanja Shçekiq, portieri i Bregallnicës, për ndeshjen e sotme që luhet në orën 16.00, thotë: “Detyra nuk do të jetë e lehtë. Ne luajmë kundër ekipit më të mirë në ligë.

Shkupi ka një numër të madh lojtarësh cilësorë, pres që të motivohen edhe më tej pas dështimit me Pobedën dhe pas gjithçkaje që ndodhi në klubin e tyre në ditët e kaluara. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj ndeshjeje, por jemi gati të japim maksimumin. Besoj se edhe këtë herë përkrahja e madhe do të vijë nga tribuna”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat