Hoqi numrin 9 pas vdekjes së legjendës, klubi anglez e rikthen dhe ia beson të birit

Futboll

Hoqi numrin 9 pas vdekjes së legjendës, klubi anglez e rikthen dhe ia beson të birit

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 15:43
Hoqi numrin 9 pas vdekjes së legjendës

Një ngjarje shumë  e veçantë ka ndodhur në futbollin anglez. Para më shumë se 10 sezonesh, më saktësisht në sezonin 2010-2011 klubi i Exeter hoqi fanellën me numrin 9, në nder të legjendës së tyre, sulmuesit Adam Stansfield, që ndërroi jetë më 10 gusht 2010, në moshën 31-vjeçare prej kancerit.

Stansfield është një nga emrat më të mëdhenj që ka pasur Exeter, ndërsa në 160 ndeshje ka shënuar 39 gola.

Ndërkohë së fundmi në një postim në rrjetet sociale, Exeter bën me dije se ka rikthyer numrin 9 dhe atë ia ka besuar djalit të Adam, Jay Stansfield.

19-vjeçari kaloi te klubi ku ka luajtur në të shkuarën babai i tij në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, pasi kartoni i sulmuesit është në pronësi të Fulham City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat