Ferizaj del i pamposhtur nga Skenderaj

Futboll

Ferizaj del i pamposhtur nga Skenderaj

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja

Ferizaj kthehet me një pikë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke u nda baras (0:0) me Drenicën, në ndeshjen e javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ferizajasit u paraqitën pa kryetrajnerin Arbnor Morina, i cili është i suspenduar për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, megjithatë, ia dolën të marrin pikë.

Drenica u angazhua maksimalisht por nuk e gjetën golin e fitores.

Ferizaj duket se është bërë specialist për barazime, pesë ndeshje, tre barazime dhe dy humbje.

Drenica renditet në vend të gjashtë me 5 pikë dhe Ferizaj është i teti me 3 sosh.
 
Rezultatet

Drita - Llapi 4:0
Trepça '89 - Malisheva 2:3
Drenica - Ferizaj 0:0
Dukagjini - Gjilani 0:1
Prishtina - Ballkani sonte 20.00

Tabela

1. Gjilani    5    4    1    0    8:3    13
2. Drita    4    2    2    0    8:3    8
3. Prishtina        3    2    1    0    4:2    7
4. Ballkani    2    2    0    0    2:0    6    
5. Malisheva    4    2    0    2    7:6    6
6. Drenica    5    1    2    2    2:3    5
7.  Llapi    5    1    2    2    5:9    5
8. Ferizaj    5    0    3    2    4:7    3
9. Trepça ’89    4    0    2    2    7:10    2
10. Dukagjini    5    0    1    4    2:6    1
Në javën e ardhshme do të takohen: Drenica - Trepça '89, Malisheva - Dukagjini, Ballkani - Drita, Ferizaj - Llapi dhe Gjilani - Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat