Ramadani: Në pjesën e dytë menaxhuam ndeshjen

Futboll

Ramadani: Në pjesën e dytë menaxhuam ndeshjen

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:04
Ranadani

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme prej 1-0 në udhëtim te Dukagjini në Klinë, në kuadër të xhiros së pestë kampionale në Albi Mall Superligë.

Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” u vendos me golin e pjesës së parë, të shënuar nga Theophilus Solomon, pas asistimit nga Islami, shkruan Gazeta Olle.

Kuqebardhët me këtë fitore “blindojnë” pozitën e parë në tabelë, ku pas pesë ndeshjeve kanë katër fitore dhe një barazim.

Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha pas ndeshjes se objektivi është arritur, duke uruar futbollistët për angazhimin.

“I uroj futbollistët për fitore dhe angazhimin. Fushë e vështirë dhe kundërshtarë i fortë. Pjesa e parë na takojë neve, me dy shtylla dhe 1 gol.

Në pjesën e dytë menaxhuam ndeshjen dhe e ruajtëm epërsinë. Arritëm objektivin dhe kjo është me rëndësi. Edhe sot patëm mbështetjen e ‘Skifterave’ të cilët na mbështes dhe vetëm ata që janë në fushë e dinë se çfarë përkrahje e madhe ishte”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat