Zhgënjimi

Futboll

Zhgënjimi

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:24
Zhgënjimi

Largimi i Antonio Rudiger nga Chelsea te Real Madrid u duk si vendim disi jo i pritshëm duke ditur ecurinë dhe rëndësinë që mbrojtësi pati në sezonin e fundit që luajti me “blutë” e Londrës.

Megjithatë së fundmi është zbuluar arsyeja pse gjermani vendosi të largohej nga Chelsea.

“Çfarë do të ndodhte nëse do t’ju thoja se Chelsea dhe “ish-regjimi” i Roman Abramovich, praktikisht nuk bënë asnjë përpjekje për të mbështetur Rudiger? Në atë kohë ai ishte shumë i lumtur që ishte te Chelsea dhe mund të bëhej kapiteni i skuadrës”- tha për “TalkSPORT” Saif Rubie, agjenti i mbrojtësit.

Më tej ai shtoi se Rudiger iu ofrua gjysma e pagës së Lukakut, gjë e cila duket se e zhgënjeu shumë 29-vjeçarin.

“Ata i ofruan një kontratë për gjysmën e asaj që fitonte Romeolu Lukaku”,-tha agjenti, duke treguar pikën e kthesës në vendimin e ish-lojtarit të “bluve” të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat