Refuzon rinovimin me Chelsea-n

Futboll

Refuzon rinovimin me Chelsea-n

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:00
Refuzon rinovimin me Chelsea-n

“Fenomeni” Antonio Rudiger duket se do të ripërsëritet te klubi i Chelsea-t. Mbrojtësi u largua nga “blutë” e Londrës, në drejtim të Real Madrid, në momentin më kulminant të tij.

Së fundmi është zbuluar se gjermani mori një vendim të tillë, pasi u ndje i nënvlerësuar, për faktin se në kontratën e rinovimit i ishte ofruar gjysma e pagës që merrte Romelo Lukaku, me belgun që në atë periudhë më shumë qëndronte në stol.

Në të njëjtën situatë duket se është edhe portieri i parë i Chelsea-t. Edouard Mendy-t, kontrata e të cilit përfundon në 2025-ën i është ofruar rinovimi, por 30-vjeçari raportohet nga mediet britanike, e ka refuzuar një gjë të tillë.

Senegalezi është zhgënjyer kur ka mësuar termat e kontratës së re, që londinezët i kanë ofruar për të firmosur.

Chelsea i ka ofruar portierit kryesor 190 mijë paund pagë në javë, që është më pagë seç fiton Kepa Arrizabalaga, me 27-vjeçarin spanjoll që është në rolin e gardianit të dytë në ekip.

Nëse Chelsea nuk ndryshon ofertat e rinovimit me lojtarët titullarë, të cilët nënvlerësohen në krahasim me emrat që qëndrojnë në stol, nuk do ishte habi që ashtu si Rudiger edhe Mendy apo emra të tjerë të “bluve” te Londrës të zgjedhin largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat