Zyrtarizohet grumbullimi i parë te Shqipëria për Ligën e Kombeve

Futboll

Zyrtarizohet grumbullimi i parë te Shqipëria për Ligën e Kombeve

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 17:55
Zyrtarizohet grumbullimi i parë

Taulant Seferi do të jetë i grumbulluar nga Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sulmuesi u transferua nga Tirana te Vorskla Poltava në Ukrainë.

Aventura e tij në Europë me bardheblutë nuk përfundoi ashtu siç duhej, teksa Seferi nuk e bëri diferencën.

Megjithatë Reja nuk e ka humbur besimin te sulmuesi që arriti të realizonte në transfertën e Shqipërisë me Islandës.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi i Ukrainës që tregon se Seferi do të jetë pjesë e Kombëtares në fundin e shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat