PSG gjunjëzon Juventusin, Reali, City, Shakhtar bindshëm! Milani barazon

Futboll

PSG gjunjëzon Juventusin, Reali, City, Shakhtar bindshëm! Milani barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2022 Në ora: 21:03 Përditësuar në ora: 00:19 më 07.09.2022
PSG

Trajneri i Juventusit: Djemtë treguan shpirt të madh

Trajneri i Juventusit, Masimilano Alegri, kompentoi humbjen 2-1 ndaj PSG-së në transfertë në sfidën e parë të Champions-it. Pavarësisht rezultatit, tekniku italian duket se ka mendur i kënaqur me disa fragmente të lojës, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Kemi luajtur një lojë të mirë, mendoj se është një shans i humbur, duhet të ishim më të qartë në minutat e fundit. Duhej të krijonim më shumë raste në të majtë, nuk e bëmë sa duhet. Mund të kishim qenë të rrezikshëm në ato situata me Mek Kenin në të djathtë. Gjithsesi ne duhet të përmirësohemi.

Ata kanë sulmuesit më të shpejtë në botë, por ne u mbrojtëm më mirë në pjesën e dytë dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, akoma më shumë. Pjesa më e vështirë është kur nuk e ke topin, ndonjëherë  shpërqendroheshim në pjesën e parë. Kishim më shumë guxim në pjesën e dytë. Kemi bërë një lojë të mirë, por duhet të jemi të mërzitur nga rezultati.

Kemi disa lojtarë jashtë me cilësi fizike dhe teknike specifike. Më duhej të përshtatja Mek Kenin në të djathtë.

Vlahoviç bëri një lojë të mirë, nuk mund të ndryshojmë gjykimet tona pas çdo ndeshje. Djemtë sonte kishin një shpirt të madh, edhe nëse rrezikuan diçka. Por lojtarët e PSG-së kanë një shpejtësi ekzekutimi dhe një teknikë e çmendur, si askush në botë. Kundër Salernitana do të jetë një lojë ndryshe, më e vështirë sepse do të ketë më pak hapësirë”, u shpreh Alegri.

Reali e City, fitojnë bindshëm

Futbollisti Kylian Mbappe fatal për Juventusin. 

PSG ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Juventusit, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Parc des Princes" në Paris. 

Mbappe shënoi në minutën e 6-të e 22-të dhe për Juven realizoi amerikani Weston McKennie në minutën e 53-të.  

Image

PSG

Kampioni i Francës me Messin, Neymarin e Mbappen, startuan me fitore në kuadër të Grupit H, ku bëjnë pjesë edhe Maccabi Haifa e Benfica.

Messi është zëvendësuar në minutën e 84-të, Neymar asistoi në golin e  parë.

Grupi E
Dinamo (Z) - Chelsea 1:0 (1:0)
Salzburg - Milan 1:1 (1:1)

Grupi F
Celtic - Real Madrid  0:3 (0:0)
Leipzig - Shakhtar  1:4 (0:1)

Grupi G
Dortmund - Copenhagen 3:0 (2:0)
Sevilla - Manchester City  0:4 (0:1)

Grupi H
PSG - Juventusi 2:1 (2:0)
Benfica - Maccabi Haifa 2:0 (0:0)

Benfika tregoi lojë më të mirë dhe e gjunjëzoi me rezultat 2:0 Maccabi Haifan. Rafa Silva (50') dhe Alejandro Grimaldo, shënuan për skuadrën portugeze.

Kampioni i Anglisë, Manchester City, i jep leksion Sevillës, duke e mposhtur me rezultat 4:0. 

Image

Manchester City

Vendasit nuk kishin forcë për të frenuar sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

Manchester City i trajnerit Pep Guarrdiolës e nisi me këmbë të mbarë duke iu falënderuar golave të Erling Haaland (20’ e 67’), Phil Foden (58’) e Ruben Dias (90+2’).

Reali Madridi shpërthen me gola në pjesën e dytë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Celtic-in në Glasgoun, në kuadër të Grupit F.

Golat i realizuan Vinicius Junior (56’), Luka Modriç (60’) e Eden Hazard (73’). 

Kampioni i Evropës e fillon misionin e mbrojtjes së titullit, me fitore në udhëtim, kjo e bën të lumtur trajnerin Carlo Ancelottin.

Shakhtar Donetsk shkëlqen në udhëtim me rezultat 4:1 ndaj Leipzig-ut. Skuadra ukrainase importon tre pikë të mëdha nga Gjermania. Për Shakhtar realizuan Marian Shved (16' e 58'), Mykhailo Mudryk (76'), Lassina Traore (85’) dhe për Leipzig shënoi Mohamed Simakan (57’).

Image

Shakhtar

Salzburg dhe Milani ndahen baras (1:1). 

Image

Milani

Për Salzburgun realizoi Noah Okafor (28') dhe Për Milanin Alexis Saelemaekers (40').

Emocionet e Champions League

(E plotësuar) - 85' Ndeshjet shkojnë drejt fundit.

77' Eden Hazard realizon për 0:3 në favor të Real Madridit. 

Grupi E
Dinamo (Z) - Chelsea 1:0 (1:0)
Salzburg - Milan 1:1 (1:1)

Grupi F
Celtic - Real Madrid  0:3 (0:0)
Leipzig - Shakhtar  1:4 (0:1)

Grupi G
Dortmund - Copenhagen 3:0 (2:0)
Sevilla - Manchester City  0:3 (0:1)

Grupi H
PSG - Juventusi 2:1 (2:0)
Benfica - Maccabi Haifa 2:0 (0:0) 

75' MIlani po mundohet por ende nuk po e gjen epërsinë.

67' Futbollisti Erling Haaland  i papërmbajtshëm, shënon golin e dyt personal dhe të epërsisë 0:3 të Manchester Cityt.

60' Luka Modriç realizon për 0:2 në favor të kampionit të Evropës, Real Madridit.  

58' City po tregon fuqinë, thellon epërsinë (0:2). Phil Foden shënon. 

56' Reali avancon me golin e Vinicius Junior dhe sado kudo merr frymë lirshëm në Glasgou.

53′ Shpëton për mrekulli porta e Milanit, Beranrdo shpërdoron një rast të artë  me portën e boshatisur.

53' Futbollisti amerikan, Weston McKennie, shënon për Juventusin dhe ngushton rezultatin 2:1 në duel me PSG-në.   

52' Reali po vuan në Glasgou.

49' Ndeshje interesante.

Përfundojnë pjesët e para të xhiros së parë të grupeve të Champions League.

PSG po e dominon Juventusin dhe avancojnë me 2:0 me golat e Kylian Mbappes.

40' Alexis Saelemaekers i MIlanit shënon dhe barazon rezultatin 1:1 me Salzburgun.

38' Celtic po i reziston Real Madridit, ndërsa Juventusi asesi që të këndellet.

34' PSG e ka nisur furishëm, po avancon me rezultat 2:0 ndaj Juventusit.

28' Milani po befasohet nga skuadra austriake, Noah Okafor shënon për Salzburgun, 1:0.27' Reali po dominon por po has në vështirësi!

22' Kylian Mbappe, një përbindsj, sërish shënon, PSG - Juventusi 2:0.

21' Callum McGregor (Celtic) humb një mundësi të madhe pasi merr një pasim të bukur në buzë të zonës dhe gjuan drejt portër.

Fatkeqësisht për të, ai godet vetëm shtyllën e majtë!

20' Manchester City po e tregon forcën në Sevilla, autor i golit kush tjetër përveç Erling Haaland.

16' Shakhtar Donetsk avancon me 1:0 në udhëtim ndaj skuadrës gjermane Leipzig. Autor i golit është Marian Shved.

14' Juventusi është në presion të Messit, Neymarit e Mbappes.

13' Reali ende nuk ka shënuar sikurse edhe Manchester City.

10' Vetlm një gol deri me tash në ndeshjet që filluan në oërn 21.00.

6' Kylian Mbappe i papërmbajtshëm, kalon në epërsi (1:0) PSG-n ndaj Juventusit.

Gjashtë ndeshje në orën 21.00.

Fillojnë ndeshjet. Secila më e mirë se tjetra!

Dortmundi e fillon me fitore në Champions League

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj skuadrës daneze, Copenhagen, në takimin e parë të Grupit G të Champions League.

Verdhezinjtë janë në grup të vështirë, me kampionin e Anglisë, Manchester Cityn, pastaj Sevilla e Spanjës dhe Copenhagen e Danimarkës.

Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur skuadra gjermane shënoi dy herë përmes futbollistëve Reus (35'), Guerreiro (42') dhe Bellingham (83’).

Dortmundi starton me fitore para shikuesve të vet në edicionin e ri të ligës me prestigjioze në Kontinentin e Vjetër.

Kapiteni Ademi me Dinamon shokojnë Chelsean

Chelsea kokulur nga stadiumi “Maksimir” në Zagreb. 

Kapiteni Arijan Ademi me Dinamon e Zagrebit, shokojnë Chelsean duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të Grupit E në kuadër të Champions League.  

Në minutën e 13-të, futbollisti Mislav Orsiç shënoi pas asistimit të Bruno Petkoviqit.

Ademi ka treguar lojë të madhe me shokë dhe i gëzuan tifozët e tyre.

Chelsea dëshpëron, ndërsa Dinamo arkëton tre pikë në hapje të grupit, që peshojnë.

Dinamo është senzacion i xhiros së parë, duke dëshmuar se ka ekip jashtëzakonisht të mirë.  

Ademi është zëvendësuar në minutën e 88-të.

Në Grupin E garojnë Dinamo, Salzburg dhe AC Milan.

Haaland sërish në krye të sulmit

Haaland sërish në krye të sulmit!

Mançester Siti kërkon ta startojë këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve si pretendent kryesorë, ku përballë do të ketë Sevijan në Spanjë.

Pep Guardiola nuk kërkon që të humbasë pikë që në ndeshjen e parë, kështu ka zgjedhur lojtarët më të mirë për të startuar, me Erling Haland në krye të sulmit.

Nga ana tjetër, skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të dorëzohet pa luftuar, me trajnerin Julien Lopetegi, që kërkon të surprizojë kampionët e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat