Barcelona e ka siguruar Bernardo Silvan se ai është objektivi i saj kryesorë për vitin 2023

Futboll

Barcelona e ka siguruar Bernardo Silvan se ai është objektivi i saj kryesorë për vitin 2023

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 22:44
Bernardo Silva

Barcelona e ka siguruar Bernardo Silvan se ai është objektivi i saj kryesorë për vitin 2023 dhe se do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje sa më shpejt që të mundet, raporton “90min”.

Gjiganti spanjoll bëri një lëvizje për Silvan në fund të merkatos verore dhe madje ra dakord për kushtet personale me 28-vjeçarin.

“90min” zbuloi në atë kohë se City ishte i vendosur që ta mbajë Silvan dhe nuk kishte ndërmend ta linte të largohej, vetëm disa muaj pasi ai ra dakord për një zgjatje të kontratës në “Etihad”.

Silva dëshironte t'i bashkohej projektit të ri të Barçës nën drejtimin e Joan Laportas dhe Xavit, i cili tashmë ka bërë bujë këtë verë me një mori transferimesh të reja, të kryesuara nga Robert Lewandowski.

Pavarësisht një përpjekjeje të konsiderueshme nga Barcelona, City nuk ndryshoi qëndrimin e tij dhe se nuk ishte i impresionuar me situatën, por Pep Guardiola tani po shikon nga e ardhmja me Silvan në ekipin e tij.

Megjithatë, Barcelona e dëshiron me çdo kusht Silvan dhe planifikon të vazhdojë përpjekjet për ta transferuar portugezin verën e ardhshme, ndërsa raportohet se një ofertë gjatë janarit nuk mund të përjashtohet.

Barcelona nuk e ka fshehur kurrë interesimin e saj në Silvna, ku edhe trajneri Xavi së fundi pranoi se atij i pëlqen ylli portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat