Spikat sfida Inter - Bayern!

Futboll

Spikat sfida Inter - Bayern!

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:19
Ilustrim

Edhe mbrëmja e sotme në Champions League premton spektakël.

Në fushën e lojës do të zbresin plot 16 skuadra që do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Supersfida e kësaj mbrëmje do të jetë përballja mes Inter dhe Bayern Munich.

Një duel që pritet të jetë i luftuar deri në fund, teksa emocionet dhe loja e bukur do të mbizotërojnë në “San Siro”, duke nisur që nga ora 21:00.

Një tjetër sfidë që pritet me interes është edhe ajo mes Napolit dhe Liverpool që do të luhet po ashtu në orën 21:00, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat