Media turke e bëjnë punë të kryer kalimin e Rashicës

Futboll

Media turke e bëjnë punë të kryer kalimin e Rashicës

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:06
Rashica

Media më e madhe në Turqi, Milliyet ka publikuar një lajm ekskluzivë ku thuhet se Milot Rashica tashmë mund të konsiderohet punë e kryer dhe se ai do të transferohet në Galatasaray. Sipas kësaj media, Milot Rashica është huazuar nga Norwichi, të cilën ofertë e kanë pranuar skuadra angleze

Pas fitores 2-1 kundër Gaziantep, Galatasaray është koncentruar në transferime të radhës ku edhe kanë bërë një ofertë për Milot Rashicën. Së paku deri në fund të afatit Galatasaray pritet që të bëjë edhe tri transferime dhe në njërin prej këtyre është edhe sulmuesi 26 vjeçar.

Millyet shkruan se Galatasaray ka bërë një ofertë zyrtare për Kanarinat, që është huazim. Këtë vit, Miloti ka bërë pesë paraqitje për skuadrën nga Champinshipi anglez.

Verdhëkuqtë e Stambollit thuhet se kanë paguar 3.5 milionë meuro për Rashicën, i cili ka kontratë me skuadrën angleze deri më 30 qershor të vitit 2025.

Oferta pranuar dhe së tashmë kosovari ka udhëtuar në drejtim të Stambollit ku do të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Galatasaray.

Miloti do të kërkojë që ta rikthejë formën, pasi pati një sezon jo edhe aq të mirë në Angli. Në tri ndeshjet e fundit ai nuk ka luajtur fare, madje nuk ka qenë as i ftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat